Tenis, eliminim surprizë i Murray. Avancon Djokoviç

17/05/2017 00:00

Turneu “Masters” i Romës dhuroi surprizën më të madhe të tij, eliminimin e Andy Murray. Ai që e arriti këtë ishte pikërisht italiani Fabio Fognini, i cili bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj numrit 1 të botës, duke entuziazmuar në maksimun publikun e pranishëm.

Fognini, i cili renditet në vendin e 29 në klasifikimin ATP, e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 2-0 dhe sete 6-2; 6-4.

Britaniku Murray, i cili vetëm një ditë më parë kishte festuar 30-vjetorin e tij të lindjes, nuk ishte në gjendje që t’i kundërpërgjigjej lojës së fortë të kundërshtarit të tij, ndërkohë që bëri edhe gabime të shumta, duke ia bërë më të lehtë detyrën Fogninit.

Ndryshe ndodhi me Novak Djokoviç, i cili arriti të kualifikohej për në raundin e tretë të turneut “Masters” të Romës, pasi mposhti gjermanin Aljaz Bedene në dy sete, 7-6; 6-2.

Në setin e parë, Djokoviç humbi një “game” me shërbimet e tij, por në fund arriti të rikthejë ekuilibrin, duke e çuar këtë fraksion në “tie break”, për ta fituar përfundimisht 7-6. Në setin e dytë, gjërat ishin më të lehta për numrin 2 të botës, të cilin e fitoi 6-2 dhe krejt ndeshjen 2-0.

Top Channel