Me mendjen te Joshua, Klitschko pushon me vajzën

16/05/2017 00:00

Wladimir Klitschko mori një goditje të rëndë muajin e kaluar teksa u mposht nga britaniku Anthony Joshua në një ndeshje të jashtëzakonshme boksi ku në fund triumfoi 27-vjeçari.

Duket se Wladimir Klitschko po kërkon të rigjejë forcën për ndeshjen e ardhshme me britanikun dhe kush më mirë se vajza e tij dy vjeçare do ta qetësonte atë nga ana psikologjike.

Ai është fotografuar së bashku me vajzën e tij Kaya në Majemi duke kaluar momente të bukura bashkë.

Megjithëse ende nuk është përcaktuar asgjë zyrtare, një ndeshje tjetër e madhe mes Klitschko e Joshua është mëse e mundshme.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel