Një fis indian ka 140 anëtarë të saj me gishta të ngjitur dhe ata besojnë se ky është një mallkim nga Zoti.

Nga më i vjetri, një 85-vjeçar, tek më të rinjtë, anëtarët e klanit Kannathu në një fshat të vogël në Alappuzha në jug të Indisë, kanë lindur me gishta të ngjitur për disa gjenerata.

Pavarësisht se kjo sëmundje, e njohur si Syndactyly, mund të kurohet, anëtarët e këtij fisi besojnë se ndërhyrja kirurgjikale në gishtat e tyre do të sillte fatkeqësi mbi ta.

Ata besojnë se ky çrregullim ka ardhur për shkak se të parët e tyre kanë prerë një pemë të shenjtë dhe për këtë arsye ata janë mallkuar nga Zoti që të lindin me gishtat e ngjitur.

Një nga nga gratë e fisit shprehet se ata nuk e shohin si opsion ndërhyrjen kirurgjikale, pasi pavarësisht gishtave të ngjitura, ata jetojnë një jetë normale.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel