Paris 2024, delegacioni i IOC takon Macron

16/05/2017 00:00

Komisioni i verifikimit të kandidaturave të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar mbërriti në Paris për të parë kushtet e kryeqytetit të vendit transalpin për organizimin e Lojërave Olimpike të vitit 2024.

Gjatë vizitës të tij, ky delegacion gjeti kohën për të zhvilluar edhe një takim me presidentin e sapozgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, i cili rezervoi një pritje në Elysee duke deklaruar mbështetjen e tij për kandidaturën e vendit të tij për ngjarjen më të madhe sportive.

Komisioni i verifikimit të kandidaturave të IOC qëndroi në Paris rreth 3 ditë, për një vizitë që është pjesë e procesit për vendimin përfundimtar për këto Lojëra. Parisi është në garë me Los Angeles për organizimin e Olimpikeve të vitit 2024, me qytetin kalifornian që u vizitua nga ky komision javën e kaluar.

Vendimin në lidhje me këtë çështje, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do ta marrë në 13 shtator në mbledhjen që do të zhvillohet në Lima të Perusë.

Top Channel