Transformohet Penelope Cruz, tashmë një bjonde seksi

16/05/2017 00:00

Penelope Cruz duket totalisht ndryshe teksa është shfaqur me një xhaketë lëkure dhe një paruke bjonde gjatë xhirimeve të filmit të saj më të ri në Miami.

Aktorja 43-vjeçare është fotografuar më këtë “look” të ri për rolin e saj si Donatella Versace në filmin “The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story”.

Cruz është transformuar si stilistja italiane për filmin biografik të Gianni Versace, i cili po xhirohet në vilën ikonë të Versace.

“The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story” është i bazuar në librin e shkrimtarit Maureen Orth të vitit 1999, me titull “Vulgar Favors”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel