NBA, Boston sfidon Cleveland Cavaliers

16/05/2017 00:00

Boston Celtics fluturon në finalen e Konferencës së Lindjes ku e pret Cleveland Cavaliers.

Në TD Garden, skuadra e Celtics fitoi ndeshjen e 7 ndaj Washingtonit me rezultatin 115-105 duke e mbyllur serinë e përballjeve me Wizards 4-3. Ndodh shpesh që fatin e një ndeshjeje të një rëndësie të tillë e vendosin ata nga të cilët pret më pak, dhe kjo u pa edhe në përballjen e fundit mes Bostonit e Washingtonit ku ai që shkëlqeu ishte Kelly Olynyk autor i 26 pikëve, 14 nga të cilat në periodën e fundit, ndërkohë që shkëlqeu edhe Thomas që shënoi 29 pikë.
 
Sfida ishte e një ritmi të lartë ku asnjë prej skuadrave nuk arrinte të krijonte një diferencë që mund t’i jepte qetësinë duke bërë që për pjesën më të madhe të kohës ajo të ishte në ekuilibër të plotë.

Situata ndryshoi në 12 minutat e fundit kur u bë diferenca në parket dhe kjo falë Olynyk që i dha mundësinë Bostonit të mbyllë të gjitha llogaritë e gjysmëfinales së Konferencës së Lindjes dhe për të prenotuar takimin me kampionët të fuqi të NBA, Cleveland.

Ky i fundit nuk ka humbur asnjë ndeshje në fazën e Playoff-it duke fituar 4-0 si serinë e ndeshjeve me Indianën ashtu edhe ato me Toronton.

Top Channel