Roland Garros 2017, turneu francez pa Federer

16/05/2017 00:00

Roland Garros humbet një prej protagonistëve të tij përpara se ai të startojë. Roger Federer deklaroi tërheqjen nga turneu i dytë Grand Slam i vitit si dhe të gjithë turnetë e tjerë që zhvillohen në fusha me sipërfaqe dheu për këtë sezon.

Zvicerani e komunikoi vendimin e tij nëpërmjet një komunikate ne faqen e tij te internetit ku theksonte se synimi i tij është që të zgjasë sa më shumë karrierën.

‘Kam punuar shumë, brenda dhe jashtë fushe muajin e kaluar dhe e konsideroj si lëvizjen e duhur tërheqjen nga turnetë në fusha me dhe, pasi dëshira ime është të luaj edhe për shumë kohë-lexohet në komunikaten e Federer-dua të përgatitem sa më mirë për turnetë në sipërfaqe bari dhe të forta. Ky fillim sezoni ishte magjik për mua, por duhet të pranoj se duhet të modifikoj kalendarin tim për të patur jetëgjatësi në fushat lojës’.

Roger Federer, 35 vjeç, ka fituar 3 turne të rëndësishëm këtë vit; Australian Open dhe turnetë Masters të Indian Wells dhe Miamit. Më pas Federer u tërhoq nga fushat e lojës për t’iu nënshtruar procesit të riaftësimit pas një operacioni të kryer në gju. Federer e bëri publik vendimin e tij për t’u tërhequr nga të gjitha aktivitetet tenistike në fushat me dhè, një ditë pas fitores së Rafael Nadal në Madrid me spanjollin që do të synojë titullin e tij të 10 në Roland Garros.

E gjithë vëmendja e Federer tani do të përqendrohet te Turneu i Wimbledon që do të nisë në 3 korrik dhe të cilin ai e ka fituar 7 herë.

Top Channel