OKB dënon testet e fundit të Koresë së Veriut

16/05/2017 00:00

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ka dënuar njëzëri testet e fundit me raketa, të Koresë së Veriut dhe ka paralajmëruar për sanksione të reja.

Në një deklaratë, Këshilli prej 15 anëtarësh i kërkoi Phenianit që të mos realizojë më teste të tilla.

Më herët, Koreja e Veriut tha se kishte testuar të dielën, një lloj të re rakete, e aftë të mbajë një kokë rakete bërthamore.

Raketa udhëtoi për rreth 700 km, duke arritur një lartësi prej 2000 kmdhe ra në det, në perëndim të Japonisë. Koreano-veriorët thanë se kjo ishte një provë e aftësive të një rakete balistike, të zhvilluar kohët e fundit.

Top Channel