Rekord vizitorësh në “Prishtina International Autoshow”

14/05/2017 00:00

Panairi ndërkombëtar i Makinave që po zhvillohet këtë fundjavë në Prishtinë ka mbledhur prodhuesit e markave më të njohura të automobilizmit në botë, duke tërhequr edhe vëmendjen e shumë vizitorëve.

Plot 21 marka automjetesh me modelet e tyre më të reja, modele nga fjala e fundit e teknologjisë dhe inovacionit nga industria botërore e automjeteve, kanë qenë të pranishme prej 3 ditësh në kryeqytetin kosovar.

Përveç automjeteve, që kanë zënë pjesën kryesore të hapësirës prej mbi 2.000 m2, janë të pranishme edhe kompani të tjera që lidhen me industrinë e automobilizmit. Thuajse 10 mijë persona kanë vizituar deri më tani “Prishtina International Autoshow” në sallën e panaireve, në Shkabaj.

Top Channel