Big Brother 9, katër çifte në televotim

14/05/2017 00:00

Zënka, dashuri e xhelozi të denja për një “Love Edition”. Loja në “Big Brother” vazhdon. Këtë javë, asnjë çift nuk ishte në nominim për të dalë nga shtëpia. Por publiku votoi si më të preferuarit Danielin dhe Fotininë. Automatikisht i shndërroi ata në imunë.

Në televotim shkojnë automatikisht dy çifte për shkelje të rregullave. Olsi dhe Fiorentina kanë debatuar në mënyrë të dhunshme, si dhe kanë kryer marrëdhënie jo në dhomën e përcaktuar për dy. Ndërsa Katerina dhe Lupçe kanë debatuar si shkak i xhelozizë mes tyre.

Nuk pati nominime në dhomën e rrëfimit, por ato u bënë të hapura dhe çuan po ashtu në televotim Enidën me Marjusin dhe Gastaren me Adnandin.

Gjatë javës që lamë pas, çifti që ka rënë në sy, nga të rinjtë që u bënë pjesë e lojës kur ka kaluar tashmë gjysma e saj, janë dukshëm Elsamedi dhe Ambra. Elsamedi ka provokuar shpesh debate me çiftin Daniel Fotini.

“Ata të dy shtiren dhe janë tërësisht një kopje kukullash, që mundohen të tregohen të mirë te të gjithë, por njëkohësisht mundohen të fusin kunja te të gjithë”, shprehet Elsamedi.

“Ka ardhur me qëllim të na sulmojë dhe të krijojë vëmendje, duke marrë pak nga vëmendja jonë”, u kundërpërgjigj Fotonija.

Banorët kanë arritur të fitojnë provën e javës dhe të gjithë së bashku kanë humbur më shumë se 20 kg në peshë. Por edhe janë bërë fitues të bonusit në gatimin e ushqimit kinez, të përgatitur nga Elsamedi e Ambra.

Opinionistë të mbrëmjes së të shtunës ishin çifti i bashkëshortëve që u lidhën në “Big Brother”, Neda dhe Ogren. Në këtë edicion dashurie të “Big Brother”, kërkesa e çifteve për dhomën “vend për dy” është në rritje.

Top Channel