Një përmbysje e “çmendur”, Bayern mposht Leipzig-un

13/05/2017 00:00

Java e parafundit në Bundesligën gjermane ka dhuruar një “lumë” golash, ku në 9 ndeshje u shënuan 37 gola.

Ajo që bie në sy ishte përmbysja dramatike që Bayern-i i bëri Leipzig.

Vendasit ishin në avantazhin e dy golave deri në minutën e 84 të ndeshjes teksa udhëhiqnin me rezultatin 4-2. Por kampionët e Gjermanisë bën të pamundurën në fundin e takimit, duke shënuar 3 herë dhe e çuan rezultatin final në 4-5. Për Bayenin, autorë të golave ishin: Lewandowski dy gola, Alcantara, Alaba dhe në fund Robben.

Ndërkohë, me një goleadë u mbyll edhe Werder-Hoffenheim, me rezultatin 3-5.

Top Channel