Sulmet kibernetike, mblidhen në Bari ministrat e G7-ës

13/05/2017 00:00

Ministrat e G7-tës do të angazhohen gjate takimit në Bari të Italisë për të bashkuar forcat kundër kërcënimit në rritje të sulmeve kibernetike globale, i cili jo më larg se të premten e dëshmoi qartë fuqinë e vet.

“E pranojmë se incidentet kibernetike përfaqësojnë një kërcënim në rritje për ekonomitë tona, ndaj dhe përgjigja ndaj tij duhet të jetë sa më e gjerë thuhet në draftin e siguruar nga Reuters.

Në dokument bëhet thirrje për praktika të përbashkëta në diktimin e shpejtë të pikave të cënueshme të sistemit financiar botërore dhe theksohet rëndësia e masave efikase për sigurinë kibernetike mes firmave financiare individuale dhe ato të sektorit publik.

Fatkeqësisht, këto diskutime përkuan plotësisht me episodin shqetësues të së premtes tha për gazetarët ministri italian i Financave,  Pier Carlo Padoan. Një sulm kibernetik masiv goditi një ditë më parë fillimisht spitalet në Britani dhe bizneset në Spanjë, e më pas u përhap edhe në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Rusi, Portugali, Itali e disa vende të tjera.

Shumë spitale britanike panë t`iu bllokoheshin sistemet kompjuterike, e kjo solli anullimin e vizitave të pacienteve dhe mjekëve.  Sipas Shërbimit Kombëtar britanik të Shendetit, kompjuterat e tyre u infektuan nga një lloj virusi që merr “peng” kontrollin e sistemit kompjuterik deri sa viktimat t’iu paguajnë gjobvënësve hakere shumat e kërkuara nga ata.

Fotot e postuara në median sociale tregojnë kompjuterat e infektuar me mesazhin “Ooops, të dhënat janë koduar” dhe kërkesën për 300 dollarë në monedhën elektronike anonime Bitcoin.

Top Channel