Mercedes shkëlqen edhe në provat e dyta

12/05/2017 00:00

Mercedes dominoi edhe sesionin e dytë të provave të lira për Çmimin e Madh të Spanjës.

Hamilton dhe Bottas vendosën kohët më të shpejta, edhe pse në këtë sesion Ferrari e uli diferencën deri në 3 të dhjetat. Në këtë sesion ku pilotët përdorën më shumë gomat e buta, ishte Ferrari që e nisi më mirë me të dy pilotët e saj, por që në daljen e parë, Hamilton përmbysi gjithçka.

Britaniku e uli kohën në 1.20.802, ndërsa realizoi në këtë sesion 39 xhiro. Pas tij u rendit Bottas, me vetëm 90 të mijëtat me ngadalë në kohën e tij. Vendi i tretë dhe i katërt u nda mes pilotëve të Ferrarit, me Raikkonen që bëri më mirë se Vettel. Gjermani ishte 4 të dhjetat më ngadalë se koha e Hamilton.

Vendi i 5 dhe i 6 u plotësuan nga Verstappen dhe Ricciardo. Ndërkohë Alonso bëri një paraqitje shumë të dobët, duke i mbyllur këto prova i fundit, me shumë se 3 sekonda larg kohës së Hamilton.

Top Channel