Ersekë, procedim kreut të Zyrës Arsimore; u denoncua nga “Fiksi”

12/05/2017 00:00

Do të procedohet në gjendje të lirë për shpërdorim detyre përgjegjësi i Zyrës Arsimore në Ersekë, i denoncuar nga “Fiks Fare”.

Puntata e datës 8 maj 2017 e emisionit investigativ të Top Channel tregoi se si një mësuesi të diplomuar për frëngjisht i hiqeshin orët e gjuhës së huaj dhe e caktonin për të dhënë histori.

Ndërsa një mësuese që nuk dinte gjuhën frënge jepte mësim në një shkollë tjetër brenda juridiksionit të së njëjtës zyrë arsimore.

Çështja ndaj zyrtarit me inicialet S.D, 63 vjeç, po shqyrtohet nga Prokuroria e rrethit të Korçës, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Top Channel