Njeriu më i shëndoshë në botë i nënshtrohet operacionit

12/05/2017 00:00

Një burrë, që besohet se është më i shëndoshi në botë, po e rimerr veten pas një operacioni baypas biliopnakreatik në Meksikë, operacion ky i rekomanduar nga mjekët për shkak të frikës për shëndetin e tij.

Sipas mediave lokale, 33-vjeçari Huan Pedro Franco, që peshonte 595 kg, ka qëndruar i shtrirë në shtëpi për shtatë vitet e fundit për shkak të përmasave të mëdha të tij.

Ai ishte vënë së fundmi nën dietë për të humbur pak peshë, por jo mjaftueshëm sa për të shuar shqetësimet për jetën e tij. Operacioni është kryer pasi Franco kumbi 175 kg në muajt e fundit duke hapur rrugën kështu për nisjen e procedurës.

Duke folur për “Reuters”, pas operacionit, Franco tha se ai do të bënte gjithçka që mundej për ta bërë këtë një histori suksesi.  Franco ka vuajtur nga obeziteti gjatë gjithë jetës së tij por problemi mori një kthesë negative pas një lëndimi në moshën 17-vjeçare.

Një rritje dramatike peshe u shënua që atëherë. Ekipi i mjekëve i angazhuar në operacion, tha se duhej pritur për të parë se sa kilogramë peshë do të humbë pas operacionit, por për shkak të shëndetit delikat të pacientit, ai po mbahet nën monitorim.

Kërcënimet për shëndetin e Francos variojnë nga diabeti deri tek mosfunksionimi i organeve. Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, Meksika është një lidere globale për sa i takon obezitetit me 35 për qind të adoleshentëve të saj mbi peshë ose obezë.

Top Channel