Ajax-Man. United, në finalen e Europa League

11/05/2017 00:00

Asnjë surprizë nuk pati në gjysmëfinalet e kthimit, në Europa League dhe në finale do të përballen holandezët e Ajax dhe Manchester United.

“Djajtë e kuq” barazuan 1-1, në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”, ndaj Celta Vigos, por u kualifikuan falë fitores me rezultatin minimal 0-1, të arritur në Spanjë.

Fellaini shënoi për ekipin e Mourinhos, ndërsa Roncaglia barazoi për spanjollët, në minutën e 84, por pa arritur të gjejnë golin e që do të bënte surprizën e mbrëmjes.

Në takimin tjetër, të luajtur në Francë, Lioni mposhti 3-1 Ajaxin, por u eliminua për shkak të humbjes së thellë 4-1, të rregjistruar në Hollandë.

Finalja e Europa League do të zhvillohet më 22 maj, në Stockholm.

 

Top Channel