Zoe Saldana e pasigurt për “Guardians of Galaxy”

11/05/2017 00:00

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Zoe Saldana është shprehur se ka qenë shumë e pasigurt në duhej të pranonte kaq shumë role në filmat fantashkencë pasi frikësohej se kjo gjë mund të ndikonte në karrierën e saj.

Aktorja tha se pas roleve të saj në filma si “Avatar” dhe “Startrek” nuk donte të pranonte ofertën e James Gunn për filmin “Guardians of Galaxy”.

Megjithatë, në fund Zoe Saldana tha po, pasi kishte frikë se do të humbiste diçka shumë të rëndësishme.

Top Channel