Klopp mban Coutinho-n, Liverpool nuk e mendon largimin

11/05/2017 00:00

Phillipe Coutinho është shndërruar në objektivin e merkatos së Barcelonës, madje media katalanase ka arritur deri aty sa të shkruajë se futbollisti i Liverpooli-t ka pranuar transferimin e tij te kampionët e Spanjës.

Ai që mendon t’u kundërpërgjigjet këtyre zërave të merkatos është pikërisht trajneri Jurgen Klopp, i cili theksoi se skuadra e “The Reds” nuk ka probleme financiare që të mendojë largimin  e tij.

“Nuk kemi në plan të shesim Coutinho-n”, tha Klopp. “Pronarët na kanë siguruar se e kemi opsionin për të mos nxjerrë lojtarët më të rëndësishëm në merkato. Kjo do të thotë se ne mund të bëjmë blerje, pa shitur asnjë prej lojtarëve tanë pa dëshirën tonë”.

Më pas, Klopp foli për kontratën e re të firmosur nga futbollisti me klubin anglez verën e kaluar duke shtuar se Coutinho do të ishte mirë të kishte një klauzolë për zgjidhjen e saj prej 400 milionë euro.

Top Channel