NBA, Boston pranë finales së Konferencës së Lindjes

11/05/2017 00:00

Boston Celtics bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Konferencës së Lindjes në NBA.

Skuadra e Celtics fitoi ndeshjen e pestë ndaj Washington Wizards me rezultatin 123-101, duke marrë kryesimin e serisë së gjysmëfinaleve në 3-2. Në “TD Garden”, skuadra e drejtuar nga trajneri Brad Stevens zhvilloi një lojë shumë të mirë, duke e dominuar kundërshtarin e saj.

Çelësi i suksesit të Bostonit në këtë ndeshje ishte loja kompakte dhe mbrojtja solide, duke detyruar basketbollistët e Wizards të bëjnë shumë gabime dhe të humbasin sulme. Thomas e mbylli ndeshjen me 19 pikë, ndërkohë që heroi për Bostonin u bë Avery Bradley, me 29 pikë të shënuara, duke vendosur një rekord personal përsa i përket fazës së “playoff”-it.

John Wall me 21 pikë e Beal me 16 nuk mjaftuan për Washington që të evitonte këtë disfatë. Tani, skuadrës së Wizards duhet të fitojë me çdo kusht ndeshjen e 6 për ta çuar serinë e përballjeve me Boston, në ndeshjen e 7 që do të luhet pikërisht në “TD Garden”.

Skuadra që do të dalë e fituar nga kjo përballje do të luajë në finalen e Konferencës me Cleveland Cavaliers, që eliminoi me lehtësi skuadrën e Toronto Raptors.

Top Channel