Piloti i MotoGP heq tutën në mes të pistës (Video)

11/05/2017 00:00

Pickimi i grerëzës është i dhimbshëm, por bëhet shumë i rrezikshëm nëse pickohesh ndërkohë që je sipër një motori, duke garuar në Botërorin e MotoGP.

Kjo i ka ndodhur pilotit Cal Crutchloë gjatë provave zyrtare të Çmimit të Madh të Spanjës. Atij iu fut një grerëz në tutën e tij dhe e pickoi 5 herë në krah dhe gjoks.

Kamera e vendosur pas motorit të pilotit tregon se si britaniku lëshon grushte në ajër pa arsye dhe ndalon anës pistës për të hequr tutën si i çmendur.

Top Channel