Mbyllet TV ku punonte, folësja e lajmeve nuk mban dot lotët

11/05/2017 00:00

Një folëse lajmesh në Izrael nuk i mbajti dot lotët kur dha lajmin se televizioni ku punonte do të mbyllej.

Geula Even- Saar nisi të qante sapo bëri me dije se Parlamenti kishte njoftuar mbylljen e menjëhershme të “Channel One”. Stafi e dinte që kanalit televiziv po i vinte fundi, por prisnin datën 15 maj si fundin e aventurës.

Prezantuesit dhe gazetarët e këtij televizioni e kritikuan ashpër vendimin për ta mbyllur 5 ditë përpara planifikimit, duke thënë se u është mohuar një lamtumirë e denjë.

Top Channel