Premiera familjare e “Snatched”

11/05/2017 00:00

Ishte një ceremoni familjare premiera e komedisë së re “Snatched”, me protagonistet kryesore Amy Schumer dhe Goldie Hawn, të cilat dolën në tapetin e kuq të shoqëruar nga pjesëtarët e familjeve respektive.

Hawn mbërriti me partnerin Kurt Russell dhe vajzën Kate Hudson, ndërsa Schumer shoqërohej nga motra Kim Carmele, e cila ka punuar si producente ekzekutive në film.

“Snatched” sjell një nënë dhe një vajzë, të portretizuara nga Goldie Hawn dhe Amy Schumer, të cilat vendosin të shkojnë së bashku me pushime pasi i dashuri i vajzës e lë atë. Sidoqoftë, pushimet nuk shkojnë siç ishin planifikuar dhe të dyja ato e gjejnë veten duke luftuar për jetën në xhunglat e Amerikës së Jugut.

Filmi ka si regjisor Paul Feig, i cili vazhdon të krijojë filma ku protagonistet kryesore janë femra, pas suksesit të shënuar nga filmat ku kjo gjini ka dominuar, si “Ghostbusters”, “Spy”  dhe “The Heat” me Sandra Bullock.

Gjatë xhirimeve të filmit, Schumer dhe Hawn, si edhe komediania Uanda Sykes,  realizuan edhe shfaqje të improvizuara në Hauai, ku filmi u xhirua dhe fitimet e tyre u dhuruan për bamirësi.

“Snatched” del në kinematë amerikane më 12 maj, në ditën që në vend shënohet si Dita e Nënave.

Top Channel