Zidane: Zemra ime është juventine

11/05/2017 00:00

Zinedine Zidane duket mjaft i lumtur që ekipi i tij kaloi pa shumë probleme pengesën Athletico dhe do të jetë për të dytin vit radhazi, në finalet e Champions League, të cilën e fitoi vitin e kaluar.

“Jemi shumë të lumtur që do të jemi në finale, për të dytin vit radhazi. Kam një ekip të madh, me futbollistë të mëdhenj. Merita për gjithçka, është vetëm e tyre”, tha Zidane.

Trajneri francez i Realit, tani duhet të fillojë të mendojë për finalen e 3 qershorit, në Cardif, ku do të përballet me një kundërshtar special për të.

“Te Juve jam bërë burrë. Kam kaluar pesë vite dhe për mua do të jetë një përballje speciale, ndaj tyre. Zemra ime është juventine”, tha trajneri madrilen, i cili është ka luajtur për torinezët në vitet 1996-2001.

I pyetur mbi forcën e Juventusit dhe ekipin favorit të finales, Zidane largon presionin nga ekipi i tij duke thënë: “Nuk mund të them se jemi favoritë. Është shumë e vështirë t’i shënosh gol këtij Juventusi, por edhe në sulm kanë futbollistë të zotë dhe me kualitet, ndaj nuk do të jetë e lehtë. Nuk mendoj aspak se ne jemi favoritë”.

Top Channel