Skënderbeu bën detyrën në Durrës, fiton 0-1 ndaj Teutës

10/05/2017 00:00

I fundit në fushë këtë të enjte zbriti Skënderbeu që falë fitores 0-1 në fushën e Teutës, kthehet përkohësisht në vendin e dytë të kampionatit.

Korçarët u imponuan 0-1 ndaj durrsakëve me nigerianin Xhejms Adeniji ndërsa gjërat u thjeshtuan për ekipin mik me kartonin e kuq të Mustës për goditjen me bërryl.

Tani Ujqërit janë 3 pikë pas Kukësit kryesues, të cilit Partizani mund t’i bashkohet në krye nëse fiton ndaj Laçit.

Top Channel