Lidhja me Damianon? Armela: Sapo ka nisur…

10/05/2017 00:00

E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Armela e përjashtuar nga loja e Big Brother për shkak të shkeljeve të rregullave nga ana e partnerit të saj në lojë Damianos, ka treguar se lidhja mes tyre nuk ka përfunduar bashkë me pjesëmarrjen në Big Brother.

Ndonëse mbrëmjen e spektaklit, të shtunën, ajo u shpreh se “nuk jam e dashuruar me Damianon”, pasditen e së mërkurës në “Pasdite në Top Channel”, ajo ka befasuar kur ka thënë se lidhja me Damianon vijon edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

“Sot jemi bashkë. Jemi në lidhje. E kemi nisur lidhjen nga zero. Për shkak të angazhimeve të ndryshme nuk po qëndrojmë aq sa do të donim bashkë, por jemi në lidhje”, theksoi ajo.

Top Channel