Përçahen fansat, pro dhe kundër aktorit David Beckham

10/05/2017 00:00

David Beckham është një prej figurave më të pëlqyera në Britani, e në botë, jo thjesht për shkak të karrierës së tij si futbollist, por edhe si një familjar model.

Por aventura e tij si aktor, duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë fansat e tij. Shumë prej të cilëve kanë kritikuar pjesëmarrjen e tij në filmin “Mbreti Artur”.

“Pjesa më e shëmtuar e filmit”, janë disa prej komenteve në “Twitter” nisur nga traileri i filmit që do lancohet në kinematë britanike me 19 maj.

Por ka edhe shumë prej tyre që shprehen se arsyeja se përse do të shkojnë të shohin filmin është pikërisht pjesëmarrja e ish-futbollistit anglez.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel