Allegri e Buffon: Koha të fitojmë Champions-in

10/05/2017 00:00

“Nuk ka kuptim që të shkojmë në finale dhe të mos fitojmë. Duhet të fitojmë patjetër në Kardif”, u shpreh portieri dhe kapiteni i Juventusit, Buffon, pas ndeshjes ndaj Monacos.

Kapiteni i Juventusit do të luajë finalen e tretë të Championsit, pas asaj të humbur ndaj Milanit më 2003-shin dhe ndaj Barcelonës më 2015-ën. Buffon mendon se ka ardhur koha që Juventus të fitojë këtë trofe, i cili i mungon klubit që prej sezonit 1995-1996.

Në të njëjtën linjë me kapitenin, është edhe trajneri Allegri, i cili ishte në krye të Juventusit edhe në finalen e para 2 viteve, të humbur ndaj Barcelonës.

“Mendoj se kemi shanse të mira për të fituar Championsin këtë vit dhe, pse jo, edhe tripletën. Besoj se kundershtari i kardifit do të jetë Real Madrid, por kemi një muaj kohë, për të përgatitur si duhet këtë takim”, tha Massimiliano Allegri.

Top Channel