91 vjeç, pas timonit. Trump duhet ta ketë zili Elizabeth II

09/05/2017 00:00

Një nga gjërat që i mungonte më shumë presidentit Donald Trump nga jeta e mëparshme ishte të ngiste makinën. Këtë, ai e pohoi vet në një intervistë për “Bloomberg”. E në këtë pikë, padyshim ai do ta kishte zili Mbretëreshën Elizabeth II, që edhe pse 91 vjeç është parë të ngasë “Jaguar”-in e saj.

Princi Philip, bashkëshorti i saj, mund të ketë vendosur të tërhiqet nga funksionet, por Mbretëresha duket se nuk ka ndërmend të ulet në sediljen e pasme, e fotot e provojnë këtë.

Stërgjyshja 91-vjeçare u pa teksa ngiste “Jaguar”-in e saj të gjelbër përmes parkut “Windsor”, duke u kthyer nga kisha ku kishte marrë pjesë në meshë.

Ajo është fanse e makinave dhe shpesh është parë pas timonit në pronat e saj në Balmoral, Sandringham dhe Windsor. Ajo ka mësuar të ngasë makinën ndërsa shërbente si mekanike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht, ajo nuk e nget makinën pa patentë, por është i vetmi person, përveç rojtarëve, që mund të hyjë në Parkun e madh “Windsor”.

Vitin e kaluar madje, ajo kishte zgjedhur edhe t’i shërbente si shofere Dukeshës së Kembrixhit, kur u fotografua pas timonit në një Range Rover në Balmoral.

Top Channel