Pogba, imazhi i “FIFA 18”

09/05/2017 00:00

Kur duhen vetëm pak javë që Electronic Arts të njoftojë të rejat e këtij viti përsa i përket video-lojërave, është zbuluar se kush do të jetë në kopertinën e lojës së ardhshme të futbollit, “FIFA 18”.

Sipas “SegmentNext”, do të jetë Paul Pogba imazhi i njërës prej lojërave më të suksesshme të futbollit në botë. Mesfushori i Manchester United do të zëvendësojë kështu sulmuesin Marco Reus, i cili ishte imazhi i “FIFA 17”.

Gjatë viteve të fundit kanë qenë Cristiano Ronaldo dhe Messi në kopertinat e lojës FIFA, por duket se EA po i kthen sytë tashmë nga talentet e reja.

Top Channel