Kukësi kërkon fitore ndaj Flamurtarit në shtëpi

09/05/2017 00:00

Në historinë e shkurtër, por të pasur, të Kukësit në Kategorinë Superiore, asnjëherë Flamurtari nuk ka arritur t’i marrë pikë në shtëpi.

Me këtë në mendje, por me vetëbesimin për të mos e lëshuar kreun që i garanton titullin, trajneri Ernest Gjoka do të përballet me ish-ekipin e tij, të cilin e vlerësoi për kontigjentin aktual.

“Flamurtari është një skuadër që ka cilësi, ka lojtarë të mirë, por edhe nevojë për pikë”, tha Gjoka.

Receta e Ernest Gjokës për 3-pikëshin ndaj bregdetarëve ka përbërës të thjeshtë.

“Të jemi të qetë psikologjikisht”, u shpreh Gjoka.

Kukësi kryeson renditjen e Superiores, me pikë të barabarta me Partizanin, ndërsa Flamurtari, i cili gjendet në zonën e ftohtë të rënies, në rast humbjeje rrezikon të barazohet nga ndjekësit e tjerë si Tirana dhe Laçi.

Top Channel