Pronari i “Force India”, fajtor për përvetësim

09/05/2017 00:00

Pronari i skuadrës “Force India” në Formulën 1, Vijay Mallya është shpallur fajtor nga një gjykatë në Indi, me akuzën për thyerjen e disa vendimeve të saj.

Mallya akuzohet se ka përfituar 40 milionë dollarë nga kompania britanike e pijeve “Diageo”, duke i transferuar në llogaritë e fëmijëve të tij.

Mallya parashikohet të shfaqet në gjykatën indiane më 10 korrik, por aktualisht ai është në Londër. Por Mallya është në qendër edhe të një skandali tjetër.

Pronari i skuderisë “Force India”, për të cilin autoritetet indiane kërkojnë me ngulm ekstradimin në vend, akuzohet se ka akumuluar një borxh prej 600 milionë paund ndaj bankave, për kompaninë e tij të fluturimeve ajrore, tashmë të falimentuar, “Kingfisher Airlines”, një borxh ky që nuk është shlyer ende.

Top Channel