Drogë në çokollata, arrestohen greku dhe shqiptarja në Selanik

09/04/2017 00:00

Një grek dhe një shqiptare u arrestuan në selanik me 90 kg hashash dhe lëndë të tjera narkotike, të cilat do t’i trafikonin në zona të ndryshme të qytetit.

Operacioni për arrestimin e tyre është bërë në lagjen e quajtur Retziki, në veri të qytetit. 31-vjeçarja nga Shqipëria nuk dispononte leje qëndrimi të ligjshme në Greqi.

Gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë ku jetonte me grekun 39-vjeçar, u gjeten dhe u konfiskuan sasia e lëndës narkotike, prej së cilës 12.4 kg ishte e përpunuar në formën e çokollatës dhe pjesa tjetër e paketuar në 23 pako.

Trafikantët kanë pasur në shtëpi edhe gjysmë kg kokainë dhe rreth 400 gramë të një lënde narkotike ende të panjohur, që përdorej për përzierjen me kokainën.

Polica ka konfiskuar gjithashtu edhe një pistoletë, 70 fishekë, një makineri prese, 2 peshore elektronike, telefonë celularë, një makinë dhe 3.500 euro.

Top Channel