Pas kontrolleve antiterror, rihapet stacioni i trenit në Paris

09/04/2017 00:00

Stacioni i trenit “Gare du Nord” në Paris është hapur sërish, pas mbylljes së përkohshme për arsye sigurie.

Mbrëmjen e së hënës, platformat e tij u evakuuan dhe e gjithë zona u rrethua nga forca policore të armatosura rëndë.

Autoritetet nuk dhanë asnjë detaj mbi operacionin e zhvilluar në njërën prej nyjeve më të ngarkuara të transportit në të gjithë Europën, por mediet vendase shkruajnë se policia është në kërkim të 3 personave të konsideruar si “të rrezikshëm”.

Gazeta “Le Parisien” pretendon se fokusi i operacionit ka qenë një tren nga Valenciennes në veri të vendit. Informacionin mbi rrezikshmërinë e lartë të të dyshuarve, forcave franceze të sigurisë ua kanë dhënë kolegët e një shteti tjetër.

Ata janë parë edhe në Bordeaux e Marseille, por pavarësisht përpjekjeve të policisë, deri tani kanë mundur t’i shpëtojnë arrestimit.

Top Channel