Ukraina i ndalon hyrjen aktorit Steven Seagal

08/05/2017 00:00

Autoritetet ukrainase kanë vendosur t’i ndalojnë hyrjen në këtë vend për 5 vjet aktorit të mirënjohur të filmave aksion, Steven Seagal.

Shkak duket se është bërë shtetësia ruse që aktorit amerikan iu dha vitin e kaluar nga vetë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Në një deklaratë të Shërbimit Ukrainas të Sigurisë thuhet se, Seagal i është ndaluar hyrja për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare, por pa dhënë detaje.

Seagal, që në vitet e fundit ka xhiruar shumë filma në vendet e Europës lindore, ka dalë hapur në mbështetje të presidentit rus dhe ka kritikuar qeverinë amerikane.

Gjithashtu, ai është shprehur hapur edhe në favor të aneksimit të Krimesë nga Rusia, veprim që shkaktoi luftën disavjeçare që nuk po njeh fund.

Top Channel