Arrestohet vëllai i Paris Hilton

08/05/2017 00:00

Videoja e nxehtë e 2001-t e Paris Hilton me Rick Salomon rrezikon të rikthehet edhe njëherë tjetër në qendër të vëmendjes, por këtë herë nga një ngjarje që nuk lidhet me dy protagonistët e saj.

Vëllai i vogël i Paris, Conrad u arrestua në zonën e njohur si “Hollywood Hills” pas përpjekjes për të hyrë me dhunë në shtëpinë e ish të dashurës së tij, Hunter Daily.

Deri këtu, përveç lidhjes së gjakut, asgjë nuk e përfshin Paris. Por, Hunter nuk është thjeshtë ish-i i Conrad. Ajo është edhe vajza e Rick Salomon, një lojtar i suksesshëm pokeri, i famshëm për videon “One night in Paris” me Paris Hilton dhe për një sërë lidhjesh me të famshëm të botës së kinemasë dhe shoëbizz-it.

Sipas TMZ, 23-vjeçari Conrad u shfaq fillimisht në banesën e Rick nga ku vodhi makinën e tij Bentley dhe më pas, në orët e mëngjesit u nis drejt shtëpisë së Hunter.

Conrad, ndaj të cilit gjykata kishte vendosur një urdhër distance ndaj ish-it të tij, u arrestua nga policia.

Top Channel