Agjenti e konfirmon: Verratti qëndron te PSG-ja

08/05/2017 00:00

Marco Verratti do të jetë ende pjesë e Paris SG. Ai që e konfirmoi këtë është vet agjenti i futbollistit, Donato Di Campli, për median italiane.

“Po e përsëris për të disatën herë. Verratti ndihet mirë në Paris, ka një kontratë me Paris SG deri në vitin 2021, kështu që me siguri do të qëndrojë këtu për të respektuar dëshirën e këtij klubi. Përsa i përket interesit të Bayern Munchen, mundet që të ketë bërë ofertë për të, por të gjithë ata që dëshirojnë blerjen e futbollistit t’i drejtohen klubit, e jo mua”, tha Di Campli.

Në fundjavë, Verratti u vu në qendër të polemikave për golin e shënuar në kampionat, në një moment kur një prej futbollistëve të PSG-së ishte në tokë. Di Campli kërkoi të sqarojë edhe këtë situatë, duke theksuar se qëllimi i Verrattit në atë moment ishte të nxirrte topin jashtë fushe, por ai përfundoi në rrjetë.

Top Channel