Kanada, gjendje e jashtëzakonshme nga përmbytjet

08/05/2017 00:00

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin kanadez të Montrealit, për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur dhe shkrirja e borës.

Masa u shpall pasditen e së dielës dhe do të qëndrojë në fuqi për 48 orë, siç njoftuan autoritetet lokale.

Në provincën e Quebeckut, në Kanadanë lindore, gati 1.900 banesa janë përmbytur përreth 126 qyteteve e fshatrave. Rreth 1.200 trupa janë mobilizuar për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve.

Gjendja e jashtëzakonshme në Montreal u shpall pas shpërthimit të 3 digave në qytetin verior.

Qyteza e Rigaud në perëndim të Montrealit është goditur rëndë dhe gjendja e emergjencës është shpallur edhe atje. Kryebashkiaku ka urdhëruar evakuimet e detyrueshme në zonat e përmbytura.

Përmbytjet nuk janë kufizuar vetëm në Quebeck, por kanë prekur edhe provincën e Ontarios. Liqeni që mban të njëjtin emër ka arritur nivele të papara që prej vitit 1993, siç njoftoi agjencia e lajmeve “Canadian Press”.

Top Channel