Rama: Programet e reja hapin më shumë fronte pune

08/05/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama është shprehur se programet e reja do të arrijnë më tepër investime dhe do të hapin më shumë fronte pune.

I shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kreu i qeverisë vizitoi shtëpinë e Gëzim Sulejmanit, një prej përfituesve të programit të banesave sociale.

“Me këto programet e reja do arrijmë të kemi shumë më tepër investime e fronte pune. Ne jemi fokusuar që çdo kujt t’i jepet një mundësi. Nuk diskutohet që me arsimin profesional do të duhet akoma kohë sa të bëhet armata e krahut të kualifikuar të punës, por që nuk ngelesh pa gjë”, tha Rama.

“Askush pa strehë në Shqipërinë që duam”, shkruan Rama.

Top Channel