Lezhë, aksidentohet për vdekje një kalimtare

07/05/2017 13:15

Tek mbikalimi i Patokut, në Lezhë, ka ndodhur një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një shtetaseje.

Një mjet tip ML, me targa AA 484 KH , ka përplasur këmbësoren Zenepe Koçi, banuese në Kurbin, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Mhill Ndreca, 56 vjeç, banues në Kurbin, është shoqëruar në komisariat

Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel