Theu rregullat, Damiano jashtë “Big Brother”

07/05/2017 00:00

“Big Brother” pati një fillim të pazakontë mbrëmjen e së shtunës. Banorët ishin në pritje të komunikimit të zarfit të zi që prej së enjtes, zarf që nxori nga shtëpia Damianon.

Arsyeja ishte thyerja e plot 4 rregullave. Ai iu rrëfeu miqve të tij për pjesëmarrjen në “reality shoë”. Nuk ishte beqar dhe hyri në shtëpi pa partneren që kishte jashtë shtëpisë. Komunikoi gjithashtu “online” gjatë periudhës së izolimit para se të hynte për herë të dytë në “Big Brother”.

Bashkë me të u penalizua edhe Armela.

Çifti që u largua nga shtëpia e “Big Brother” me votën e publikut ishte Xheni dhe Benardi.

Përpara pyetjes së zakonshme se, pse mendonin ata se publiku i votoi për të dalë, çifti u përgjigj:

“Jemi shumë të mirë”, thanë Xheni dhe Benardi.

Por në shtëpi hynë 4 çifte të reja. Adnandi dhe Gastare, Enida dhe Marjusi, Elisona dhe Donaldi, Elsamedi dhe Ambra.

Këto hyrje paralajmërojnë një freskim të shtëpisë. Për t’i dhënë mundësinë e njohjes më mirë çifteve të reja, “Big Brother” vendosi që kjo javë të mos kishte nominime, por vetëm televotim për përzgjedhjen e çiftit të preferuar, që javën e ardhshme do të jetë imun.

Dy prej banorëve patën rrëfimet e tyre personale. Olsi foli për periudhën kur ai ka qenë në burg.

“Më ka ardhur një mundësi e jashtëzakonshme dhe unë po e shtrëngoj fort, siç është Big Brother. Kjo sepse vitin që kaloi në këtë periudhë unë kam qenë në burg”, tha Olsi.

Ndërsa Fotinija rrëfeu historinë e aksidentit që i mori jetën të dashurit të saj.

“Unë nuk do arrij dot kurrë ta mbush veten, por erdhi Danieli dhe më ka bërë sërish të lumtur”, deklaroi Fotinija.

Këtë javë banorët do të jenë me 40 për qind të buxhetit, pasi nuk fituan as provën javore, e as nuk kaluan lojën e bonusit. Në karrigen e opinionistëve këtë javë u ulën çifti profesional i “Ëake Up”, Eno Popi dhe Isli Islami.

Top Channel