Higuain shpëton Juven, derbi mbyllet pa fitues

06/05/2017 00:00

Gonzalo Higuain shmangu humbjen e parë në shtëpi për Juventusin në këtë sezon të Serisë A.

Derbi me Torinon u mbyll në barazim 1-1. Të parët kaluan në avantazh, miqtë me anë të Ljajiç që me një ekzekutim perfekt të një goditjeje dënimi mposhti portierin Neto.

Skuadra e drejtuar nga Mihajlovic luajti për më shumë se 30 minuta me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Acuah, episod që revoltoi trajnerin serb, i ndëshkuar gjithashtu nga gjyqtari i takimit me të kuq.

Ky ishte barazimi i parë e Juventusit në shtëpinë e tij për këtë sezont ë Serisë A, barazim që frenon disi marshimin e bardhezinjëve drejt titullit të gjashtë radhazi dhe mban ende të hapura shpresat, të paktën matematikisht për Romën dhe Napolin. 

Top Channel