Flamurtari fiton, Tirana një hap larg zonës së ftohtë

06/05/2017 00:00

Në sfidën për t’iu larguar zonës së ftohtë të tabelës, Flamurtari ka dalë fitues. Vlonjatët kanë mposhtur 2-0 Tiranën në ndeshjen e luajtur në Vlorë.

Që të dy golat u shënuan në minutën e fundit të takimit, ku i pari ishte Shkodra dhe i dyti Busiç.

Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në kuotën e 35 pikëve, 3 më shumë sesa Laçi, që pozicionohet në vendin e nëntë.

Po 32 pikë ka edhe Tirana, që i duhet me patjetër fitorja në ndeshjen, që në ndeshjen e ardhshme do t’i duhen me patjetër tri pikë për t’iu shmangur rënies nga Kategoria dhe përfituar nga kalendari i vështirë, pasi Laçi luan ndaj Partizanit.

Top Channel