Superliga, luhen sot ndeshjet e javës së 32-të

06/05/2017 00:00

Sot luhen ndeshjet e mbetura të javës së 32-të të Superligës. Skëndërbeu do të përballet me Vllazninë për të përfituar nga barazimi i mbërmjes së djeshme të dy rivalëve që ka për titull si Partizani dhe Kukësi.

Megjithatë shkodranët nga ana tjetër duhet të sigurojnë me pikë shkëputjen nga gara për zonën e ftohtë. Një tjetër pëballje e rëndësishme për dy skuadra të mëdha të futbollit tonë por që luajnë mes njëra tjetrës qëndrimin e Superiores është ajo mes Flamurtarit dhe Tiranës.

Të dyja këto ndeshje që do të zhvillohen në orën 19:00 dhe do të trasmetohen drejtpërdrejtë në SuperSport. Ndërkohë në orën 16:00 do të zhvillohen dy ndeshje të tjera jo më pak të rëndësishme.

Laci do të prez Luftëtarin për të shpresuar që të marrë pikë e mos konfirmohet si skuadra e dytë që do të zbresë një kategori më poshtë ashtu si Korabi i cili ka mbyllur llogaritë e këtij sezoni dhe që ndeshjen e kësaj jave do ta luaj me Teutën.

Top Channel