Diamond League në Doha, Simbine mund Powell e Gatlin

06/05/2017 00:00

Sezoni i ri i Diamond League në atletikë nis me një surprizë dhe atë e shkaktoi Akani Simbine.

Sprinteri nga Afrika e Jugut befasoi emra të tillë si Asafa Powell dhe Justin Gatlin për të fituar garën e 100 m në ndalesën e Dohas me kohën 9.99 sekonda. Në vendin e dytë u pozicionua xhamajkani Powell, ndërsa i treti doli atleti nga Katari Ogunode. Amerikani Gatlin nuk shkoi më shumë se vendi i pestë.

Në hedhjen e shtizës për meshkuj u pa një dominim gjerman. Fituesi i kësaj gare ishte Thomas Roehler me 93.9 m duke vendosur nje rekord të ri për Diamond League. I dyti u rendit gjermani tjetër Vetter me 89.69 m, ndërsa vendi i tretë i takoi çekut Vadlejch.

Në 200 m për femra, fitorja i shkoi Elaine Thompson me 22.19 sekonda e ndjekur në vendin e dytë dhe të tretë nga Dafne Schippers dhe Mari-Josee Ta Lou. Në 100 m me pengesa për femra triumfoi amerikania Kendra Harrison me 12.59 sekonda. E dyta doli Cindy Roleder, e ndjekur nga Sharika Nelvis në vendin e tretë.

Në 800 m për femra, Caster Semenya fitoi me kohën 1 minutë, 56 sekonda e 61 të qindëtat duke vendosur një rekord. Në kërcimin 3 hapësh për meshkuj dominoi SHBA ku ai që fitoi ishte Christian Taylor me 17.25 m, ndërsa në kërcimin së larti fitoi atleti nga Katari, Barshim me 2.36 m i ndjekur nga britaniku Grabarz dhe Donald Thomas nga Bahreini.

Top Channel