Zgjedhjet në Francë, stafi i Macron denoncon një sulm masiv hakeri

06/05/2017 00:00

Stafi i fushatës elektorale të Emmanuel macron ka denoncuar një “sulm masiv hakeri” pas një rredhje dokumentesh raporton BBC. Në mbrëmjen e vonë të së premtes janë postuar online një sasi e madhe emailesh të lidhura me fushatën e kandidatit për në Elize.

Bëhet fjalë për 9 gigabyte të dhëna, të publikuara nga një përdorues që quhet EMLEAKS, në një platformë që përdoret për të shpërndarë dokumente në mënyrë anonime, “Pastebin”.

Janë publikuar emaile dhe dokumente false. Pre e sulmit kanë qënë posta të ndryshme elektronike të disa përgjegjësve të fushatës elektorale të Macron. Emailet origjinale u publikuar më pas bashkë me materialet e falsifikuara. Autorët e këtij vepimi “duket qartë që kanë dashur të minojnë fushatë pak orë pas balotazhit të dytë”, bën të ditur stafi i Macron.

Sulmi përshkruhet nga stafi i Macron si “një operacion që tenton destabilizimin e demokracisë siç u pa në Shtetet e Bashkuara gjatë fushatës elektorale. Nuk bëhet fjalë për efekte të një veprimi të thjeshtë piraterie informatike, por një tentativë për të destabilizuar zgjedhjet presidenciale franceze”, vijon më tej komunikata.

Top Channel