Skënderbeu pret barazim nga kryeqyteti. Në Vlorë, hije rrëzimi për bardheblutë

05/05/2017 00:00

Skënderbeu është i dënuar të fitojë në përballjen e së shtunës ndaj Vllaznisë, për të mos i shuar shpresat për rikonfirmimin në fronin e Kategorisë Superiore.

Në stadiumin e Korçës, këtë herë zbarkon Vllaznia e lojës së bukur dhe një trajneri plot grintë, si Armando Cungu, por pankina e korçarëve e njeh vështirësinë e një përballjeje me shkodranët.

Të pezulluar për Skënderbeun janë James dhe Orelesi, ndërsa Osmani nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi.

Ndërkohë, në Vlorë zhvillohet një betejë mbijetese mes dy ekipeve që premtuan të luftojnë për titullin, por dergjen në zonat e ftohta të rënies. Tirana luan në fushën e Flamurtarit dhe trajneri Mirel Josa shpreson në të njëjtën sakrificë, si në derbi.

Tirana dhe Flamurtari ndodhen në vendin e shtatë, 3 pikë më shumë sesa vendi i parafundit, që të zbret në kategorinë inferiore.

Top Channel