FIFA “fal” Messin, hiqet pezullimi me katër ndeshje

05/05/2017 00:00

Lionel Messi mund të luajë që në rastin më të parë për Argjentinën. Apeli i FIFA-s ka rrëzuar vendimin e dhënë më herët nga disiplina e këtij institucioni, e që e dënoi asin e Barcelonës me 4 ndeshje pezullim.

Messi u dënua pas ndeshjes së zhvilluar me Kilin, ku Argjentina fitoi 1-0. Në fund të takimit ai i afrohet asistentit të gjyqtarit kryesor dhe dukshëm i pakënaqur nga vendimet e dhëna gjatë ndeshjes.

Megjithatë, Apeli i FIFA-s vlerësoi se sjellja e Messit nuk është e denjë në këtë rast, por provat që të vërtetojnë se ai e ka sharë gjyqtarin nuk janë të mjaftueshme.

Nga katër ndeshje të dënim, Messi vuajti vetëm një, atë ndaj Bolivisë të humbur nga Argjentina me rezultatin 2-0.

Vendimi i fundi i FIFA-s rikthen Messin në fushë me “çelestet” që me ndeshjen e radhës, që Argjentina e ka me Uruguajin. 

Top Channel