Burri e tradhtoi, ajo i ha dollarët

05/05/2017 00:00

Thonë që paratë nuk i ha as qeni, por njeriu mund t’i hajë dhe kur themi t’i hajë e themi në kuptimin e parë të fjalës.

Një 30-vjeçare kolumbiane përfundoi në spital me dhimbje të forta stomaku. Kur mbërriti atje, mjekët u habitën nga ajo që panë. Në aparatin tretës të Sandra Milena Almeida ndodheshin plot 9 mijë dollarë të patretur.

Paratë ishin të gjitha kursimet familjare të saj dhe të bashkëshortit që kishte në krah. Më pas u mësuan edhe arsyet që e çuan Sandran drejt këtij akti ekstrem.

Ajo pranoi se i kishte gëlltitur kartmonedhat në shenjë hakmarrjeje ndaj bashkëshortit që e tradhtonte.

Grupi i mjekëve që kryen operacionin zbuluan edhe prerjet e gjetura në stomakun e pacientes. Ata thanë se 57 prerje ishin 100 dollarëshe, pjesa tjetër prerje më të vogla si dhe kartmonedha vendase.

Kirurgu që mori përsipër operacionin tha se prerjet 100 dollarëshe janë në gjendje të mirë, ndërsa pjesa tjetër nuk u rekuperuan dhe ishin shkatërruar nga lëngjet tretëse të stomakut.

Lajmi i mirë (edhe për 30-vjeçaren) është se në arkën familjare të kursimit nuk ruheshin monedha hekuri…

FOTO GALERI
1/3
Kartmonedhat e rekuperuara

Top Channel