Goldie Hawn dhe Kurt Russell në “Walk of Fame”

05/05/2017 00:00

Goldie Hawn dhe Kurt Russell morën yjet e tyre në “Walk of Fame” në Hollivud.

Aktorja 71-vjeçare dukej e mrekullueshme me fustanin me lule që i nxirrte në pah krahët e saj të tonifikuar. Ndërsa i dashuri i saj 66-vjeçar, Kurt Russell me një kostum të zi. Ata kanë 35 vite bashkë por nuk janë martuar.

Në ceremoni ishte e pranishme vajza e Goldie, 38-vjeçarja Kate Hudson dhe shoqja e saj Reese Witherspoon, si dhe regjisroi Quentin Tarantino.

Ylli për Goldie vjen në kohën e duhur, teksa filmi i saj i fundit “Snatched” ku luan me Amy Schumer do të hapë kinematë amerikane javën e ardhshme. Filmi flet për një grua me zemër të thyer e cila bën pushim ekzotike me të ëmën në Amerikën e Jugut.

Por edhe Kurt ka gjithashtu një film. Këtë të premte është premiera e Guardians of the Galaxy Vol. 2 bashkë me Chris Pratt dhe Zoe Saldana.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel