E keni menduar ndonjëherë se sa është kapaciteti maksimal që mund të nxërë një furgon 8+1.Si shumë probleme këtë përgjigje e japin kinezët.

Plot 40 persona, punëtorë ndërtimi, janë nxjerrë nga një furgon që është ndaluar nga policia për tejkalim të numrit të personave që ka futur brenda në makinë.

Drejtuesi i furgonit i kishte hequr fare sediljet në mënyrë që të fuste brenda në makinë sa më shumë persona.

Siç edhe dallohet në  video, polici nuk çuditet aspak nga ky numër i madh personash që ishin futur në makinë. Më tej ai gjobit drejtuesin me një gjobë jo më të madhe se 26 euro për tejkalimin e masës.

Top Channel